Kjo video shokuese shfaq efektet e hatashme që shkakton përdorimi i një lloji “marijuane legale” tepër të fortë që po bëhet shumë popullore.
Në pamje duket një burrë lakuriq i cili del si i çmendur në mes të rrugës dhe godet tokën, si dhe një tjetër i cili shqyen një rrethim teksa policët përpiqen ta ndalojnë.
Video është realizuar nga policia e Nju Jorkut, e cila është shprehur se agjentët janë gjithnjë e më të alarmuar për shkak të popullaritetit të marijuanës sintetike dhe të efekteve të saj psikike.