Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Foto: Degradon spitali në Pukë! Deda: Beqaj s’ka kohë ta shikoj

$
0
0

12647451_427745247424806_8019523360648353142_nSpitali i Pukës ka degraduar në gjithçka dhe kjo foto flet më shumë: Shikoni ambientin ku bëhej radiografia dhe radioskopia.

Degradimi tani e çon në limite, pas vendimit të Ministrit të Shëndetësisë për shkarkimit nga detyra të 49 infermierëve dhe sanitarëve.

Deputetja e PD-së, Albina Deda, e ka vizituar dje këtë “institucion” dhe ka kërkuar që Ministria ta inspektojë me urgjencë.

“Sot aty nuk funksionon asgjë, – tregon Deda. – Madje dhe godina është lënë të shprehë fytyren e vërtetë të Rilindjes, se  këtu nuk kanë kujdes as për fasada, siç bëjnë.

Ka mungesa në mjekë specialistë. Janë vetëm neurologu, kirurgu, pneumologu, obsteter gjenekologu.  Ka mungesa në medikamente. Në laborator bëhen vetëm analizë urine, gjaku dhe nuk ka mjek laboratori. Largohen infermierët dhe stafi mbështetës, 49 veta pa asnjë kriter. I vetmi kriter, ai politik, si mbështetës të PD-së. Radiografia dhe as radioskopia nuk punojnë.  Pacientet duhet të udhëtojnë drejt Shkodrës, në një rrugë të gjatë, të vjetër e të pamirëmbajtur, 1 orë e 30 min.

Unë jam këtu në Pukë sot për të mbështetur të larguarit nga puna, – theksoi Deda, – për të parë nga afër situatën në spitalin e Pukës dhe për t’i bërë apel ministrit Beqaj të anullojë menjëhërë këtë vendim. Sepse, ky vendim, është i padrejtë, i pakonsultuar me stafet mjekësore dhe pa asnjë kriter. Dihet, Beqaj nuk ka kohë ta inspektojë spitalin e Pukës, të shohë këtë situatë të rëndë të spitalit dhe të ndërhyjë, edhe pas ardhjes së Avokatit të Popullit.

I bëj sot apel edhe për të larguarit nga puna dhe për të rregulluar situatën në spitalin e Pukës. Spitali i Pukës është keqmenaxhuar, është keqadministruar dhe tani po bën edhe largime politike të profesionistëve të shëndetësisë, të njerëzve që kanë punuar me vite. Kjo është një degradim total i shërbimit shëndetësor.

Shërbimi është jetik për qytetarët dhe me këtë lloj shërbimi që marrin qytetarët, me këtë papunësi, me këtë plagë sociale që po hapim me largimet nga puna, nga Puka do të largohen të gjithë banorët dhe këtu do të rrijë vetëm Partia Socialiste me të inkriminuarit, me të pashkolluarit që janë në zyrat e shtetit që i solli vetë Rama dhe Beqaj me këtë vendimin e fundit, ku profesionistët do t’i zëvendësojë me militantët partiakë”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522