Nuk kanë qenë të pakta rastet kur vetë të sëmurët vijojnë të denoncojnë mungesën e ilaçeve, shërbimin e keq dhe rryshfetet nëpër spitale, apo mungesën e ujit e dritave.
Këtë herë, foto e cila flet më shumë se fjalët, tregon gjendjen e një pacienti teksa merr serum në spitalin më të madh në vend, QSUT. Në mungesë të shtretërve, trajtimin e bëjnë nëpër karrige.
“Anna media kjo eshte gjendja tek urgjenca e spitalit Nene Tereza ne Tirane… njerezit po bejne serume ulur ne karrige!”, – shkruhet në rastin e publikuar në facebook.