Infermieri i akuzuar për marrëdhënie seksuale me pacienten e tij të mitur, ka deklaruar sot në sallën e gjyqit se “i ka kthyer 16-vjeçarjes puthjen që ajo i dha në faqe”.
“M’u afrua dhe më puthi në faqe, ndërsa unë mbylla derën dhe ia ktheva duke e puthur në buzë”, ka deklaruar Everest Duka.
Që nga dita e arrestimit infermieri i spitalit rajonal në Elbasan ka mohuar akuzat, duke thënë se prindërit e të miturës kanë shpifur.
Gjatë ditës së sotme, Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, për infermierin.
Ndërsa, më vonë në rrjetin social “Facebook” janë zbuluar edhe mesazhet që vajza i kishte shkruar infermierit. Në mesazhet 16-vjeçarja e kërkon Dukës që ta merrte për grua, nëse e linte të fejuarin.