Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, vazhdon të jetë në qendër të kritikave të opinionit publik.
Të hënën në mëngjes, aktivistët e Aleancës Kuqezi e kanë goditur Beqajn me vezë dhe domate në momentin që ai po futej në ministri.
Së fundmi, Beqaj po kritikohet për vendimin e mbylljes së Urgjencës së Tiranës.
Beqaj thotë se urgjenca do ristrukturohet, kurse mjekët thonë se ajo do mbyllet pasi aty do bëhet një pallat.
Sipas tyre, urgjenca do jepet me koncesion.
Pikërisht ky debat ka frymëzuar edhe karikaturistin Bujar Kapexhiu që vjen me këtë punim tek Mapo.
Pas incidentit, kryeministri Edi Rama bëri një postim duke vlerësuar reformat në shëndetësi.