Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Ja për çfarë sherben qepa e pjekur dhe e zier

$
0
0

qepaQepa është një nga perimet më të mira dhe të shëndetshme. Në kohët e lashta është përdorur si medikament i fuqishëm natyror.

Ajo vjen në forma, madhësi dhe ngjyra të ndryshme dhe mund të përdoret në shumë mënyra të ndryshme.

Ja disa mënyra të gatimit të qepës që mund të përdoren si ilaçe alternative:

Qepa e pjekur
Piqni për disa minuta një qepë sëbashku me lëkurën e saj. Pasi të piqet priteni në copa të vogla. Qepa e pjekur mund t’ju ndihmojë të qetësojë plagët në duar apo në pjesë të tjera të trupit. Ajo zvogëlon inflamacionin, heq lythat dhe përmirëson shëndetin e lëkurës. Gatuajeni qepën e pjekur me pak vaj ulliri ekstra të virgjër. Konsumojeni atë në darkë dhe do t’ju ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të stomakut. Qepa e pjekur trajton ulçerat e stomakut gjithashtu.

Qepa e zier
Merrni një kokërr qepë dhe priteni në copa të vogla. Valojeni atë për disa minuta. Lëreni derisa të ftohet në temperaturën e ambientit. Lëngun e qepës së zier mund ta përdorni si tonik për fytyrën, ai eleminon puçrrat dhe aknet. Nëse e pini lëngun e saj 3 herë në ditë ajo kuron gurët në veshka, hemorroidet, kapsllëkun, parazitët e zorrëve dhe një sërë sëmundjesh të tjera.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522