Mielli dhe produktet e tij që tregtohen në vend kanë rezultuar pa ngarkesa mikobiologjike dhe konkretisht mikrobin “bacillus subtilis” i cili njihet në gjuhën popullore si shkaktar i “sëmundjes së Patates”.
Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV) ka publikuar sot përgjigjet e analizave të kryera për 47 mostra, të cilat kanë rezultuar negative. Mostrat janë marrë në disa rrethe të Shqipërisë, megjithse një numër i tillë nuk është garanci e plotë se ky mikrob nuk është prezent.
Ky bakter nuk është patogjen, por prodhon substanca toksike dhe e tjetërson bukën, duke shkaktuar erë, etj. Rreziku për shëndetin e konsumatorëve është i papërfillshëm, bëri të ditur ISUV./ATSH