Kur bëhet fjalë për higjenen reçipetat dhe veshjet e tjera të brendshme duhet të kenë vëmendje të veçantë. Sipas shkenctarëve të Procter&Gamble nuk është e shëndetshme që të njejtat sytjena të mbahen më shumë se 5 herë radhazi.
Duhet t`i lani të pakten një herë në javë. Kjo këshillë duhet të merret seriozisht duke e vënë në praktikë sepse moslarja e sytjenave mund të sjellë një sëre problemesh.
Ja çfrë shkakton moslarja e tyre:
Në sytjenat tuaja do të zënë vend mikrobet
Sa më shumë ti mbani pa larë reçipetat aq më shumë do të shtohen bakteriet, yndyrnat, papastërtitë dhe mikroorganizmat.
Reçipetat do të nisin të mbajnë erë dhe do e përhapin edhe tek rrobat e tjera
Duke qenë se sytjenat janë të puthitura me lëkuren, ata mund të marrin më shumë erë sesa veshjet e tjera, prandaj tregoni kujdes me larjen e shpeshtë të tyre.
Probleme të tjera:
Ata mund të njollosen nga djersa
Mund t`u krijohen puçra
Mund t`ju krijohet një infeksion
Mund t`u kruhen thithkat