Një studim i kryer nga Bill Malrey i cili ka zgjatur 20 vite ka dalë në përfundimin se disa ushqime kanë tendencë të ju helmojnë.
Ai publikoi një artikull në “The Sun” ku listonte 6 ushqimet që nuk i konsumon më.
1.Mishi i pabërë
Një copë mish që nuk është gatuar e pjekur mirë, mund të sjellë infeksion. Bill këmbëngul që mishi duhet të piqet mirë sepse bakteret që janë në sipërfaqe mund të depërtojnë edhe në brendësi
2.Lakra e papërpunuar
Lakra e papjekur dhe e gatuar lehtë sipas Bill, ka qenë e lidhur me 30 helmime në ShBA. Lakrat, duke përfshirë këtu jonxhën, tërfilin, rrepën përhapin infeksion dhe kjo si pasojë e ndotjes bakteriale në farat e tyre.
3.Qumshti i pasterilizuar dhe lëngjet e paketuara
Bill shpreh se qumshti i pasterilizuar është plot me baktere, virusë dhe parazitë.
4.Frutat dhe perimet e konservuara në frigorifer
Sa më shumë ti konservojmë dhe ti ruajmë frutat në frigorifer aq më shumë rrezik ka që ato të shkaktojnë helmime. Këto ushqime të japin komoditet të madh, por nuk ja vlen rreziku, sugjeron Marley.
5.Vezë të pabëra
Edhe pse sot rreziku i hemimit nga veza është më i ulët se 20 vitë më parë, Bill ngulmon që të shmangni çdo rrezik nga hemimi, vezët duhet të jenë të ziera oose të skuqura mirë.
6.Molusqe dhe prodhime të tjera deti, të pabëra
Ushqimet e detit, veçanërisht molusqet shkaktojnë një sërë helmimesh në ushqim. Molusqet grumbullojnë në guackën e tyre një sërë bakteresh të ndodhura në det, prandaj ato duken pastruar dhe pjekur mire.