Dhimbjet reumatike janë aq të forta sa thuajse nuk mund të qetësohen pa ndihmen e medikamenteve. Por një përbëres natyral është shumë efikas në qetësimin e dhimbjeve reumatike si dhe dhimbjeve të tjera të muskujve.
Bëhet fjalë për vajin me spec djegës, i cili nxit qarkullimin e gjakut. Ajo çfarë ju duhet janë 10 speca djegës dhe 2 gota vaj ulliri ekstra i virgjër. Pasi t`i keni larë specat pritini në copa të vogla. Futini në një kavanoz qelqi dhe hidhni dy gotat e vajit sipër.
Lëreni kavanozin në një vend të errët për 7 ditë. Pas këtyre ditëve kullojeni vajin me anë të një nape dhe masazhoni zonat që ju dhembin me këtë vaj. Këtë mund ta bëni dy herë në ditë derisa të ju minimizohen dhimbjet.