Kur pësoni luhatje të shpeshta në peshë, lëkura varet dhe humbet elasticiteti. Ja disa hapa të thjeshtë të cilat ndikojnë që dhe lëkura të fitojë elasticitetin e saj në çdo zonë të trupit.
Ushqehuni shëndetshëm
Shmangni ushqimet e yndyrshme dhe ato të shpejta, konsumoni ushqime me përbërës të rëndësishëm si minerale, vitamina, fibra e karbohidrate të shëndetshme.
Bëni aktivitet fizik
Përpiquni të aktivizoni muskujt ku keni probleme me varjen e lëkurës. Nëse këtë problem e keni në zonën abdominale atëherë bëni ushtrime specifike për këtë zonë.
Pini ujë
Uji e mban lëkurën gjithmonë të hidratuar si dhe largon toksinat dhe mbeturinat e depozituara në trup. Pini sasi të konsiderusehme uji në varësi të peshës trupore.
Aplikoni lëng kastraveci
Shtrydhni një kastravec dhe lyeni zonat problematike. Përdoreni këtë procedurë 2 herë në ditë derisa të shikoni rezultatet e dëshiruara. Përveç lëngut të kastravecit përdorni edhe kremra me efekt shtrëngues, me Q10.
Përdorni vajra esencialë dhe bëni masazh
Vaji jojoba, vaji avokado dhe vaji i farave të rrushit janë shumë të mirë për tërheqjen e lëkurës dhe forcimin e saj. Bëni masazh per 1520 minuta në këtë zonë dhe aplikoni vajrat esencialë 2 herë në ditë.