Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Video: Mrekullitë e hudhrës dhe rreziku që vjen nga Kina

$
0
0

20160215131604186786Hudhra njihet për efektin e saj në reduktimin e toksinave në trup     Hudhra është një nga mrekullitë e natyrës, vetitë e saj kurative janë të pafundme dhe janë zbuluar që në kohëra të hershme.

Thuhet se skllevërit egjiptianë ndërtonin piramidat, ndërkohë që ushqimi i tyre kishte si bazë bukë, ujë dhe hudhra për t’i mbajtuar ata të fortë dhe të shëndetshëm.

Hipokrati mësohet se përdorte hudhrat për të kuruar tomoret kanceroze. Lui Pastër, babai i mikrobiologjisë moderne, ka folur shumë mbi vetitë anti-septike, anti-mykotike dhe anti-virusale të hudhrës që prej vitit 1858.

Hudhra madje përdorej për të mjekuar ushtarët e plagosur gjatë Luftës së Parë Botërore, për një shërim më të shpejtë të plagëve, veçanërisht nga ushtarët Britanikë. Hudhra përmban një tip sulfuri i quajtur allicin, i cili çlirohet vetëm kur hudhra është e prerë apo e shtypur, sa më shumë të jetë e shtypur aq më shumë allicin çlirohet.

Allicin-i ka veti të fuqishme antibiotike dhe kundër mykut. Hudhra gjithashtu përmban sasi të mëdha magnezi, vitaminë B6 dhe C, selen, fibra dhe 17 aminoacide që përbëjnë 75% të trupit të njeriut dhe janë esenciale për mirë-funksionimin e trupit.

Hudhra ul tensionin dhe përmirëson nivelet e kolesterolit, gjë që ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zemrës. Hudhra përmban anti-oksidantë që mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes Alzaimer.

Hudhra gjithashtu njihet për efektin e saj në reduktimin e toksinave në trup. Varëset e hudhrës mbrojnë fëmijët nga sëmundjet Ju mund të bëni për fëmijët varëse prej hudhre, e përdorur shumë në Rusi. Merrni sferën e verdhe plastike që mban lodrat brenda vezëve kinder prej çokollate, bëni disa vrima në të dhe mbusheni me thelbinj hudhre, vendosini një rrip dhe më pas varjani fëmijëve këtë “varëse hudhre” gjatë ditës. Aroma e hudhrave ka veti antibiotike dhe mbron mjaft mirë fëmijët nga të ftohtat dhe gjendjet gripale. Fatkeqësisht Shqipëria nuk prodhon më hudhra si në kohët e shkuara.

Shqipëria importon hudhra kryesisht nga Kina dhe Spanja. Spanja është prodhuesja më e madhe e hudhrave në Evropë, ndërsa Kina furnizon afro 80% të botës me hudhra. Hudhra kineze ka qenë prej shumë kohësh qendër e debateve në mbarë botën për arsye jo të mira, që fatkeqësisht na prekin edhe neve, konsumatorët në Shqipëri. Hudhra kineze kritikohet shumë për cilësinë e saj.

Së pari hudhra kineze përmban dekolorues me bazë klori për t’i dhënë artificialisht ngjyrën e bardhë. Kjo ndodh për arsye të shumta si përshembull për të luftuar nga insektet apo për të ndalur thelbinjtë të mbijnë. Së dyti hudhra kineze shpesh trajtohet me methyl bromide (kimikat toksik) për të larguar çdo tip kandrre apo insekti. Hudhra kineze shpesh është e kontaminuar me elementë të blozës dhe plumbit, sulfite apo elementë të tjerë të pasigurt, si rezutat i situatës së ndotur të mjedisit në Kinë.

Së fundmi, hudhra kineze trajtohet me frenues të rritjes dhe qëndron në temperatura shumë të ulta, në mënyrë që të ruhet më gjatë, të mëndosh që duhet t’i rezistojë një udhëtimi tri javor në anije nga Kina në Shqipëri.

Ruajtja për një kohë të gjatë është veçanërisht problematike pasi niveli i elementit magjik allicin, që e përmendëm më lart, fillon të bjerë me kalimin e kohës. Fatmirësisht për ne, dallimi i hudhres kineze është i lehtë. Hudhra shqiptare apo e ardhura nga vende të tjera, ka përgjithësisht disa rrënjë të mbetura në fund, është më e rëndë se hudhra kineze dhe ka më shumë aromë e shije të fortë./agroweb.org/

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522