Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Nëna që humbi vajzën 2-vjeçare: Ky është meningjiti

$
0
0

meningjitiNjë nënë e pikëlluar, që humbi vajzën e saj dyvjeçare nga meningjiti, ka postuar një foto të fëmijës që saj në prag të vdekjes, në një fushatë për të ndryshur politikat e qeverisë britanike.

Prindërit e vogëlushes Faye Burdett thanë se duan që bota të mësojë se sa e tmerrshme është kjo sëmundje.

Vajza e vogël humbi jetën të dielën.

Nga shtatori i vitit të shkuar, bebet në Britani mund të vaksinohen falas për t’u mbrojtur nga kjo sëmundje.

Por fëmijët e lindur më herët duhet të paguajnë 450 sterlina.

Familja e Faye dhe miqtë e tyre i janë bashkuar një peticioni ku i kërkohet qeverisë që vaksina të jetë falas.

Meningjiti është një infeksion i membranave mbrojtëse që rrethojnë trurin dhe palcën kurrizore.

Sëmundja është shumë e rëndë dhe duhet trajtuar si emergjencë mjekësore.

Nëse infeksioni bakterial mbetet i patrajtuar, mund të shkaktojë dëme të rënda në tru dhe mund të infektojë gjakun.

Gjithkush mund të preket, por bebet dhe fëmijët nën pesë vjeç janë më të rrezikuar.

Një fëmijë me meningjit ka temperaturë të lartë, me këmbë dhe duar të ftohta.

Ai vjell shpesh dhe refuzon të ushqehet.

Fëmija mund të jetë i përgjumur dhe me raste nuk reagon, merr frymë me shpejtësi dhe ka çehre të zbehtë.

Në disa raste lëkura bëhet me njolla të kuqe.

Në qafë mund të shfaqen disa shenja, ndërsa bebet mund të kenë konvulsione.

Jo të gjitha simptomat e mësipërme mund të shfaqen tek të sëmurët.

St Thomas' Hospital in London


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522