Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Artroskopia ‘Arthrex’, më pranë se asnjëherë!

$
0
0

foto kopertinePoliklinika Gjermane sjell në Shqipëri liderin global të pajisjeve kirurgjikale artroskopike.

Nën përkujdesjen e plotë të profesionistëve evropianë e vendas dhe me misionin e qartë për t’i ndihmuar ato në trajtimin sa më efektiv të pacientëve, Poliklinika Gjermane sjell ekskluzivisht për Shqipërinë liderin e mirënjohur global “Arthrex” me gjithë gamën e gjerë të pajisjeve më moderne në fushën e artroskopisë.

Që nga zanafilla e tij gjermane në 1981 e me një eksperiencë të pashoqe në këtë industri, gjigandi “Arthrex” mban firmën e pionerit të zhvillimit të mbi 8,500 produkteve inovative dhe proçedurave kirurgjikale në artroskopi duke e bërë atë të njohur botërisht si një avancues shumë serioz i ortopedisë minimale invazive.

Logo-Poliklinika Gjermane (1)Aktualisht, kompania “Arthrex” ka zyrat qendrore në Florida të SHBA dhe shumë përfaqësi në vende të zhvilluara evropiane si Gjermania, Austria, Belgjika, Franca dhe Anglia.

Përveç eksportit të produkteve të tij në mbi 100 vende të ndryshme në mbarë botën, “Arthrex” njihet gjithashtu edhe si ofrues shumë cilësor i shërbimeve edukative e trajnuese për pacientët dhe kirurgët ortopedikë.

E vlerësuar gjatë vitit të kaluar nga revista prestigjioze e biznesit “Fortune” si një prej 100 kompanive me zhvillimin më të shpejtë gjatë 10 viteve të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), kompania “Arthrex” është njëkohësisht mbajtëse e një sërë çmimesh të ndryshme ndërkombëtare në drejtim të cilësisë, inovacionit, të bërit biznes, përgjegjësisë sociale etj., ¬çka e bëjnë atë mirëfilli një markë të plotësuar në nivel global.

Poliklinika Gjermane, e udhëhequr nga motoja e përkujdesjes maksimale ndaj pacientit me anë të teknologjive lider dhe më të fundit, ofron e zhvillon me krenari nën ekskluzivitetin e “Arthrex” të gjitha llojet e teknikave moderne dhe pa asnjë lloj komplikacioni.

Ndërhyrjet kirurgjikale artroskopike të kaviljes, bërrylit, pulsit, gjurit, kokso-femoralit, shpatullës e shumë shërbime të tjera vinë nën ombrellën e këtij gjigandi global nga duart e stafit profesional të Poliklinikës Gjermane.

arthrex


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522