Urdhri i Infermierit të Shqipërisë ben te ditue se pasi u informua nëpërmjet medias për shkeljen e infermierit z. Everest Duka, ka reaguar menjëherë për këtë rast.
Kështu mesohet se UISH Qarku Elbasan, ka mbledhur Komisionin Disiplinor, për të shqyrtuar rastin e z. Duka, si dhe për të kuptuar se çfarë realisht kishte ndodhur.
Nga konstatimi që ai vetë bëri, si dhe nga diskutimi me anëtarët e këtij Komisioni, u bë e mundur krijimi i një versioni të plotë dhe të saktë të ngjarjes.
Z. Duka ka pranuar afrimitetin miqësor me pacienten e tij, por asnjëherë nuk ka treguar mungesë respekti ndaj saj.
Komisioni i gjykimit Profesional duke gjykuar faktet e mbledhura, si dhe duke parë performancën e tij deri më tani në vendin e punës, për më tepër dhe pranimin nga ana e tij të gabimeve etike në lidhje me këtë rast, vendosi gjobitjen e tij me një gjobë prej 30.000 (tridhjetëmijë) lekësh, si dhe paralajmërimin e tij për heqjen e të drejtës së ushtrimit të profesionit, deri në përfundim të gjykimit të çështjes. Urdhri i Infermierit ka mbajtur këtë reagim në lidhje me këtë rast të shkeljes së Kodit Etik.