Një britanik është sërish në gjendje të rëndë për jetën, pasi një virus mishngrënës i është rikthyer për herë të dytë brenda 12 muajsh.
Lee Murphy është shtruar sërish në spital një vit pasi virusi i shkatërroi trupin.
E fejuara e tij thotë se nuk e beson se kjo gjë po ndodh sërish.
“Makthi u rikthye”, tha Gaynor Chambers.
“Jemi fejuar dhe presim të krijojmë familje, kur krejt bota na u shemb”.
12 muaj më parë, tregtari i makinave u kthye në shtëpi duke u ankuar se kishte këputur mish.
Por këmba nisi t’i skuqej.
Pas 16 operacionesh, mjekët menduan se e zgjidhën problemin e virusit mishngrënës.
Por necrotising fasciitis është rikthyer.