Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Lajme të këqija për ata që kanë lindur në tetor

$
0
0

babyVijnë lajme të këqija për të lindurit e muajit tetor, pasi sipas një hulumtimi të ri ju jeni më të rrezikuar për t’u prekur nga sëmundjet, sesa ata të cilët kanë lindur në muaj të tjerë.

Prova të mjaftueshme janë gjetur në lidhje me këtë nga hulumtuesit e Universitetit të Kolumbisë në Nju Jork. Ata kanë arritur të gjejnë lidhjen mes muajit të lidhjes dhe rrezikut për të formuar sëmundje të ndryshme.

Duke përdorur një algoritëm të cilin e ndërtuan, shkencëtarët shikuan regjistrimet mjekësore të dy milionë banorëve në Nju Jork, të lindur gjatë viteve 1900-2000.

Ata gjetën se njerëzit e lindur në tetor kishin më shumë gjasa që të vuajnë nga një rang i gjerë i sëmundjeve të ndryshme, si p.sh infeksion në gjoks. Ndërsa foshnjat e lindura në muajin maj dhe gusht kishin shumë më pak gjasa që të vuanin nga sëmundje të ndryshe.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522