Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Gjermani: ‘Mars’ dhe ‘Snickers’ me copa plastike, hiqen nga tregu

$
0
0

snickers-dietKompania gjermane që menaxhon çokollatat e famshme “Mars” dhe “Snickers” ka tërhequr nga tregu të gjitha këto produkte. Shkak është bërë një analizë që ka dalë në konkluzionin se në brendësi të tyre janë gjetur copa plastike.

Autoritetet ende nuk kanë dalë në një vendim përfundimtar, ndërkohë që kompania distributore u ka bërë thirrje të furnizuarve që ta dorëzojnë mallin.

Këto çokollata menjëherë pas Janarit 2016 u zhdukën për disa kohë edhe nga tregu shqiptar me justifikimin se “nuk kishte furnizim” ose “kishte probleme në zhdoganimin e mallit”. Por e vërteta ka qenë krejt ndryshe…

Burime për “Mapo.al” thanë se këto çokollata janë konstatuar me probleme që në nëntor të vitit 2015 në disa vende të Europës nga agjencitë e mbrojtjes së konsumatorëve, të cilat kanë njoftuar autoritet e vendeve përkatëse. Për pasojë distributori qendror në SHBA ka bërë bllokimin e produkteve “Mars” deri në sqarimin dhe kontrollimin e gjithë partisë së mallit që është futur në Europë.

Ndërkohë kompania “Mars” u ka kërkuar të gjithë distributorëve në Europë që të ndërpresin menjëherë shitjen e produkteve, duke i hequr ato nga qarkullimi. Sipas të dhënave paraprake, supstancat e gjetura në përbërësit e çokollatave ishin mikro-granula plastike me përmbajtje kancerogjene, tepër të rrezikshme për shëndetin e konsumatorit.

Por ndërkohë që në Europë këto produkte janë zhdukur nga raftet e supermarketeve me kohë dhe ndaj tyre kanë nisur analizat, në Shqipëri prej disa javësh është kthyer sërish shitja e këtyre produkteve, ndërsa autoritetet shtetërore “flenë gjumë” dhe as e ia kanë idenë se ekziston një problem i tillë…


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522