Për të gjithë ju që jeni të dashuruar pas çokollatave, vjen një lajm i mirë, ngrënia e tyre ka ndikim pozitiv në performancën konjitive sipas studimit të ri.
Performanca konjitive lidhet me konceptet, njohjen e modeleve, gjuhën, vëmendjen, aksionin, zgjidhjen e problemeve dhe imazheve mendore.
Ky studim është publikuar në revisten “Appetite” dhe studiuesit përdorën të dhëna të mbledhura nga Maine-Syracuse Longitudinal Study (MSLS), në të cilin morën pjesë 968 njerëz të moshës 23-98 vjeç.
Studimi i fundit tregon se “konsumimi i rregullt i flovanoleve mund të kenë një rol mbrojtës edhe ndaj rënies së funksioneve konjitive për shkak të moshës. Konsumimi i çokollatës është i lidhur dukshëm edhe me performance në memorien vizuale-hapësinore dhe organizimin, me memorien në punë, me skanimin që truri u bën gjërave dhe ndjekjen e tyre në vazhdimësi dhe me arsyetimin abstrakt”.
Kjo do të thotë se ajo mund t`ju ndihmojë në performancën tuaj në shkollë, sidomos gjatë provimeve.