Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Merr fund radha, ja si do të merren vërtetimet shëndetësore në Shqipëri

$
0
0

shednetKryeministri Edi Rama ka publikuar sot foto të aparaturës më të re që do të bëjë të mundur dhënien në mënyrë elektronike të vërtetimeve shëndetësore.

Fillimisht një gjë e tillë është e mundur në qendrën shëndetësore nr.9 në Tiranë.

“Sot në Qendrën Shëndetësore nr.9 në Tiranë për të ndjekur hapin e ri në rrugën e modernizimit të shërbimit shëndetësor, Kartën Elektronike të Shëndetit. E cila i jep fund bredhjeve zyrë më zyrë dhe radhëve të tmerrshme të njëzet e kusur viteve për këtë dokument në sportelet e qendrave shëndetësore. Tanimë karta merret elektronikisht dhe mjafton karta e identitetit. Së bashku me futjen e Recetës Elektronike, tashmë e zbatuar me sukses në Durrës, janë dy hapa që do të sjellin një lehtësi të madhe si për qytetarët, ashtu dhe për mjekët po edhe për shërbimin shëndetësor në tërësi. Falë këtyre hapave gjithçka do të bëhet transparente dhe korrupsioni do të zmbrapset nga ky proces ku ka bërë dëme të mëdha për vite të tëra. Qytetarët mund të paraqiten në sportele ose të aplikojnë direkt online nga shtëpia nëpërmjet portalit qeveritar e-albania, dhe të printojnë po në shtëpi ose zyrë Kartën e tyre Elektronike të Shëndetit:-)”, , shkruante Rama.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522