Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Obeziteti lidhet me kujtesën e keqe

$
0
0

obezPersonat që janë obezë kanë një kujtesë më të keqe se miqtë e tyre më të dobët, tregon një studim.

Testimi në 50 persona mbi peshë ishte i lidhur me një memorje të keqe episodike, ose me paaftësinë për të kujtuar eksperiencat e kaluara.

Studimi në Quartely Journal të Psikologjisë Eksperimentale, argumenton që një kujtesë e dobët e një veprimi të bërë së fundmi (psh. ushqimit të fundit) ndoshta është e lidhur me mbipeshën.

Megjithatë, aspektet e tjera të kujtesës, si njohuri të përgjithshme, ishin të paprekura.

Testet në minj kanë treguar më parë  se kjo është e lidhur shumë me kujtesën, por provat në njerëz ka qenë të përziera.

Eksperimentet e fundit kishin të bënin me një kujtesë episodike – videokaseta në mendjen tuaj – që kujton erën e një filxhani kafeje ose ndjesinë e të mbajturit të dorës së dikujt.

Pesëdhjetë njerëz me një indeks të masës trupore (BMI), duke filluar nga 18 (të shëndetshëm) në 51 (shumë të shëndoshë), morën pjesë në një test kujtese .

Ata kishin për të “fshehur” objektet në kohë të ndryshme dhe në skena të ndryshme të shfaqura në një ekran kompjuteri.

Atyre më pas iu kërkua të kujtojnë atë që kishin fshehur, kur dhe ku.

Rezultatet treguan se tek njerëzit e dhjamosur kujtesa ishte 15% më e ulët se njerëzit më të dobët./tvklan.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522