Image may be NSFW.
Clik here to view.Dy lloje kimikatesh që gjendet në biberonin e fëmijëve dhe prezervativët mund të shkaktojë kancer. Alarmi vjen nga një grup mjekësh të cilët e listojnë rrezikun e kimikateve që…
Dy lloje kimikatesh që gjendet në biberonin e fëmijëve dhe prezervativët mund të shkaktojë kancer. Alarmi vjen nga një grup mjekësh të cilët e listojnë rrezikun e kimikateve që gjendet në këto produkte të së njëjtës rrezikshmëri që ka mishi i kuq në shfaqjen e kancerit.
Produktet të tjera që përmbajnë të njëjtat kimikate të rrezikshme janë dorashkat me llastikë dhe gomat e makinës.
Në konventën e mjekëve që u zhvillua në Lion të Francës, 24 ekspertë nga 8 shtete u shprehën se ka mjaftueshëm prova që ti rendisin këto produkte në enciklopedinë e produkteve që shkaktojnë kancer.
Kimikatet e gjendura në këto produkte që janë kryesisht prej gome ose llastiku përmbajnë një lloj acidi i cili kur bie në kontakt me lëkurën e njerëzve mund të shkatojnë kancer.
Studiuesit kanë zbuluar se këto kimikate shkaktojnë kancer të zorrëve dhe fshikëzës së urinës. Ato gjithashtu janë përgjegjëse për një lloj të veçantë të kancerit të gjakut. Mjekët u shprehën se gjendja është alarmante sidomos për punëtorët e fabikave që punojnë me këto produkte./tvklan.al/
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.