Kjo video e rrallë tregon se si një pacient këndon gjatë kohës që po e operojnë në kokë.
Ambroz Bajec-Lapajne është një yll operash në Slloveni.
Mjekët në klinikën e Utrehtit në Holandë i sugjeruan që të bëjë operacionin pa anestezi, në mënyrë që ai të flasë me ta, duke siguruar mjekët që nuk do i dëmtojnë pa dashje ndonjë funksion konjitiv në tru.
Operacioni është kryer vitin e shkuar, por Bajec Lapajne e ka hedhur videon tani në YouTube.
“Jam shumë mirë që prej atëherë. Karriera ime vazhdon,” tha ai.