Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Sëmundjet autoimune dhe si t’i trajtojmë ato!

$
0
0

Prof. Dr. Kristi MorckaProf. Assoc. Dr. Kristi Morcka, mjeku i mirënjohur i sëmundjeve reumatizmale dhe autoimune, i është bashkuar tashmë stafit profesionist të Poliklinikës Gjermane.

Në këtë intervistë, profesori i nderuar trajton në vija të përgjithshme problematikat e sëmundjeve autoimune.

Prof. Kristi përshëndetje! Çfarë nënkuptojmë me sëmundje autoimune?

Përshëndetje edhe juve!

Sëmundjet autoimune janë patologji gjatë të cilave organizmi aktivizon qeliza gjaku për të luftuar një virus i cili nuk ekziston, fjala vjen: viruse, bakterie, parazite apo myk. Si rezultat i këtij fenomeni, sistemi imun fillon të luftojë qelizat e shëndetshme.

Në varësi të patologjisë, sëmundja mund të prekë organe të ndryshme dhe të shkaktojë rritje e funksionim anormal të trupit.

Cilat janë disa prej këtyre sëmundjeve?

Rënditen mbi 80 lloje të ndryshme të sëmundjeve autoimune. Shumica e tyre kanë shenja të ngjashme me njëra-tjetrën dhe një fakt i tillë e bën të vështirë diferencimin.

Ekzistojnë raste në të cilat organizmi i njeriut të mund të preket nga më shumë se një sëmundje në të njëjtën kohë. Ato janë periodike-sezonale me dhimbje të luhatshme por mund të jenë gjithashtu akute dhe me simptomatikë të rënduar.

Disa prej këtyre sëmundjeve që mund të përmendim dhe të cilat ne i trajtojmë me shumë përkujdesje në Poliklinikën tonë janë:

–    artriti rheumatoid (si inflamacion i nyjeve artikulare dhe indeve të buta përreth); 

–    artriti reaktiv (si inflamacion i nyjeve artikulare, uretrës & syrit);

–    anemia (si shprehje e paaftësisë së organizmit për të absorbuar Vitaminë B12);

–    psoriaza (si irritim dhe skuqje e lëkurës);

–    patologjia e zorrëve të inflamuara;

–    skleroderma (si patologji e indeve lidhëse e cila sjell ndryshime në lëkurë, në vasat e gjakut, muskuj dhe organet e brendshme);

–    aktiviteti i shtuar i gjëndrës tiroide, si edhe një sërë sëmundjesh të tjera autoimune.

Logo-Poliklinika Gjermane (2)Prof. Kristi, a ka trajtim për këto lloj sëmundjesh?

Kjo gamë e gjerë sëmundjesh përbën një patologji kronike e cila nuk mund të kurohet përfundimisht.

Trajtimi konsiston në kontrollin e proçesit të patologjisë dhe në uljen e simptomatikave të dhimbjeve.

Cilat janë disa prej metodave praktike për të stabilizuar këto simptomatika?

Aktivitetet sportive; të pushuarit dhe gjumi i bollshëm; ulja e nivelit të stresit; qëndrimi jo i gjatë në diell; të ngrënit në mënyrë të kontrolluar e të shëndetshme; marrja e vitaminave dhe suplementëve ushqyes etj. përbëjnë disa prej metodave të trajtimit në mënyrë praktike.

Prof. Kristi, po trajtime specifike a bëhen për këto lloj problematikash?

Pa diskutim që bëhen! Dhe janë mëse të nevojshme në rastet e problematikave të rënduara.

Brenda këtij kontektsi, ne rekomandojmë:

–    Zhvillimin e terapisë hormonale nëse është e nevojshme;

–    Transfuzionin e gjakut, në rast se gjaku është i prekur;

–    Marrjen e medikamenteve imunosupresive apo atyre për uljen e dhimbjeve;

–    Kryerjen e fizioterapisë;

–    Trajtimin me anti-inflamator nëse nyjet artikulare janë prekur etj.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522