Eduart Ndocaj Deputeti i Qarkut Lezhë vizitoi sot spitalin e Laçit.
Ndocaj kësaj here ndoshta u tragua paksa më i butë se zakonisht, sepse problemet që ai konstatoi ishin në fakt shumë më të vogla se ato që duken në foto.
Ndocaj e vuri theksin vetëm te lagështira nëpër mure, por vlerësoi pastërtinë, higjenën dhe mosmungesën e ilaçeve kryesore.
Mirëpo duket se fotot e kanë “tradhtuar”.
Ato flasin vetë dhe s’kanë nevojë për zbukurimet e Ndocajt dhe paraqesin një realitet vërtet të tmerrshëm.
Ngrohje me furnella të improvizuara, pacientë të shtrirë pranë muresh plot lagështi e thuajse të rrënuar.
Ndryshk, vrima në mure, divanë të pisët dhe të coptuar.
Dhe tmerri i tmerreve, një çarçaf, mbi të cilin është shkruar me shklronja gjaku “PED”.
Dhe spitali vazhdon ta përdorë ende..
Kushedi kur do t’i vijë radha dhe spitalit të Laçit që të “Rilindë”.