Tenori Saimir Pirgu ka mbajtur në fundjavë një koncert në Tiranë, të ardhurat e të cilit kanë shkuar për bamirësi në spitalin e Pediatrisë në Tiranë.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili ka postuar në profilin e tij në Instagram, një foto të tenorit krah mjekes, Anila Godo.
“Anila Godo është një heroinë e vërtetë te Pediatria. I lumtur që Saimit Pirgu, i dhuroi aty të ardhurat nga koncerti”,- shkruan kreu i Bashkisë, Erion Veliaj.