Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

“Në Shqipëri për të gjitha llojet e kirurgjive ortopedike sportive”

$
0
0

Mladen MiskulinEksperti i mirënjohur kroat i ortopedisë dhe traumatologjisë, Prof. Dr. Mladen Miskulin, rrëfen shkurtimisht për karrierën mbi 20-vjeçare dhe së fundmi në lidhje me punën e tij pranë Poliklinikës Gjermane. I njohur në vendin e tij me titullin ‘Primarius’, pjesëmarrës në dhjetëra kongrese kombëtare & ndërkombëtare, si edhe autor i shumë artikujve shkencorë, Prof. Dr. Mladen Miskulin është i specializuar për të gjitha llojet e kirurgjive artroskopike mini-invazive dhe për vendosjen e protezave ortopedike, të cilat mund t’i kryejë tashmë edhe pranë Departamentit të Ortopedisë & Traumës Sportive në Poliklinikën Gjermane.

Prof. Mladen, mirë se erdhët në Shqipëri! Pse zgjodhët për të punuar në vendin tonë?

Mirë se ju gjeta dhe ju falenderoj për këtë intervistë. Dy popujt tanë, ai kroat dhe ai shqiptar, përveç marrëdhënieve të hershme shumë të mira me njëri-tjetrin kanë edhe ngjashmëri shumë të mëdha mes tyre përsa i përket kulturës dhe mënyrës së jetesës. Rrjedhimisht, edhe veten time nuk e ndjej aspak të huaj për të jetuar e punuar në vendin tuaj.

E dyta dhe më e rëndësishmja, është gjithashtu fakti që jam pjesë e një ekipi profesionistësh pranë një institucioni mjekësor si Poliklinika Gjermane, ku implementohet teknologjia më e fundit e kirurgjisë artroskopike mini-invazive Arthrex dhe ku realizohet në të njëjtën kohë edhe implantologjia e gjitha llojeve të protezave ortopedike. Nga ana profesionale gjendem fiks në shtëpinë time, sepse në fushat e lart-përmendura jam specializuar e kam shtrirë mbi to edhe karrierën time shumë-vjeçare.

ACP ArthrexA mund të na e përmbledhni me pak fjalë jetën tuaj profesionale?

Karriera ime ka filluar në Zagreb, ku edhe jam diplomuar pranë Fakultetit të Mjekësisë së këtij qyteti. Kam përfunduar praktika dhe trajnime mjekësore në institucione prestigjoze italiane si: Instituti Italian Rizzoli i Ortopedisë në Bolonja dhe Klinika Ortopedike në Xhenova.

Specializimet e mia janë thelluar konkretisht: në kirurgji artroskopike; në implantologjinë e protezave ortopedike, në ortopedi pediatrike, onkologji ortopedike, si edhe në kirurgji vertebrale.

Jo vetëm në vendin kroat, por edhe ndërkombëtarisht, njiheni si një anëtar i elitës së kirurgëve ortopedë sportiv. Nga duart tuaja janë trajtuar në mënyrë kirurgjikale një numër i konsiderueshëm sportistësh.

Është e vërtetë. Pjesa më e madhe e karrierës time si kirurg ortoped dhe traumatolog ka lidhje shumë të ngushtë me jetën sportive. Për disa kohë kam qenë mjek i Federatës Kroate të Skive (2002-2003) dhe i Federatës Kroate të Vaterpolos (2004-2005). Unë vetë personalisht kem qenë lojtar i vaterpolos, ku kam fituar disa trofe.

Bashkëpunimi më afatgjatë ka qenë ai me Skuadrën Kombëtare Kroate të Hendbollit ku kam patur edhe rolin e Presidentit të Komitetit të Mjekëve për Federatën Kroate të Hendbollit në vitet 2005 – 2011. Nga Presidenti Kroat, në 2009 kam marrë medaljen e Gërshetit të Artë Kroat për kontribut të veçantë në këtë sport. Sot gjithashtu, përkujdesem në mënyrë specifike edhe për lojtarët e kombëtares kroate të futbollit.

Profesioni im si kirurg ortoped & traumatolog, është lidhur pra më së shumti me jetën e sportistëve të ndryshëm dhe gjatë gjithë karrierës sime profesionale brenda 20 viteve kam operuar me sukses mbi 5000 pacientë, kryesisht sportistë.

Pak më lart përmendët kompaninë ARTHREX, çfarë përfaqëson ajo?

Është pikërisht teknologjia më e fundit e artroskopisë mini-invazive, lider në rang global, për të cilën Poliklinika Gjermane mban edhe ekskluzivitetin e saj për Shqipërinë. Kjo markë ndërkombëtare është pioner i prodhimit e zhvillimit të mijëra pajisjeve e proçedurave kirurgjikale në ortopedi.

Në sajë të ARTHREX tashmë pranë Poliklinikës Gjermane, unë së bashku me stafin e Departamentit të Ortopedisë & Traumës Sportive pranë këtij institucioni, realizojmë të gjitha llojet e ndërhyrjeve kirurgjikale mini-invazive në dorë, këmbë, shpatull, gju, kavilje, këllk. Ndërsa ndërhyrjet e tjera artroskopike në bërryl, kyçin e dorës dhe kyçin e këmbës realizohen për herë të parë vetëm pranë këtij institucioni.

Logo-Poliklinika Gjermane (2)Cila është një prej risive të Poliklinikës Gjermane?

Një prej risive kryesore të këtij institucioni është ajo e një sistemi me 2 shiringa, ekskluzivitet i ARTHREX dhe e aprovuar nga FDA, i njohur si Sistemi ACP (Autologous Conditioned Plasma), e cila lehtëson prodhimin e sigurt dhe të shpejtë të plazmës së pasur me platele.

Gjaku merret nga një pjesë e trupit të pacientit, centrifugohet për të prodhuar plazmën e pasur me platele dhe kjo e fundit injektohet aty ku është e nevojshme në varësi të specifikave klinike. Kjo proçedurë tejet e shkurtër mundëson në kohë rekord edhe rekuperimin post-kirurgjikal të pacientit.

Sistemi në fjalë përdoret në të gjitha llojet e ndërhyrjeve kirurgjikale ortopedike, rrjedhimisht edhe ne kirurgëve na krijon mundësinë për ta ndihmuar pacientin në rifitimin sa më të shpejtë dhe sa më efektiv të lëvizjes.

Kjo gamë e gjerë shërbimesh dhe metodash pranë Poliklinikës Gjermane më ngroh nga ana profesionale dhe më siguron një hapësirë mëse të nevojshme për të kryer të gjitha llojet e kirurgjive ortopedike sportive për pacientët shqiptarë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522