Shkencëtarët pretendojnë se janë pranë gjetjes së një kure për sëmundjen e Alchajmerit.
Sipas tyre, shurupi i panjes mund të jetë përgjigjia.
Lënda e ëmbël mund të mbrojë qelizat e trurit ndaj dëmit që shkakton kjo sëmundje.
Mesa duket, produkti ushqimor mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjes duke penguar dy proteina që shkaktojnë dëme në tru.
Kur proteinat beta amyloid dhe tau peptide nuk zhvillohen siç duhet, ato grumbullohen duke formuar disa pllakëza, që janë edhe origjina e sëmundjes së Alchajmerit dhe sëmundjeve të tjera në tru.
Dr. Donald Weaver i Universitetit të Torontos thotë se një ekstrakt i sheqerit ndihmon në parandalimin e qelizave të trurit.
Personat që vuajnë nga Alchajmeri kanë vështirësi në të folur, në përqendrim, planifikim dhe organizim.