Një qytetar ka denoncuar sot situatën që sipas tij ëhstë alarmante në urgjencën e Durrësit.
“Ambjenti super i rende. Kam sjelle nenen time e cila ka probleme me tensionin. Ndoshta ne foto nuk dallohet, por si shume paciente te tjere, ndodhet e shtrire ne korridor, nderkohe qe ka edhe me keq, jane duke e marre serumin ne kembe dhe per arsye privatesie nuk i mora ne foto. Pislleku dhe zhuli mbizoteron gjithandej. Pyetjes se nenes sime ‘a keni nje jastek se se mbaj dot koken poshte se me vjen per te vjelle’ i erdhi nje pergjigje e thate ‘e merrje jastikun nga shpia none’. Dhe perveç gjithe ketyre infermierja vjen e i shkruan te dhenat personale ne nje bllok te verdhe, leter bakalli nga ato qe perdorin kamarieret e kafeve neper lagje. Mos valle kaq meritojme meqe z. Kryeminister i nderuar shendetesine po na e “ofron falas”?
Kjo eshte reforma e shume pritur ne shendetesi apo do vazhdojme te degjojme akoma frazat standarte ‘jane situata te mbartura nga qeveria e meparshme’ nderkohe qe kaluan 2 vjet qe ne po perjetojme rilindjen e shume pritur…Turp!!”, – sjkruan qytetari i revolatuar, i cili përcjell edhe foto për Nismën Thurje.