Njerëzit i mbyllin sytë e tyre kur puthen në mënyrë që ta lejojnë trurin e tyre që të fokusohet te detyra që ka në dorë, sipas asaj që bëjnë të ditur psikologët.
Një studim për shikueshmërinë dhe ndjeshmërinë e prekjes te Royal Holloëay i University of London, ka dalë në përfundimin se truri e ka të vështirë të kryejë një tjetër proces ndjesish ndërkohë që është i përqëndruar te stimujt vizualë.
Psikologët Polly Dalton dhe Sandra Murphy kanë dalë në përfundimin se “ndërgjegjësimi nga ndjesia e prekjes varet nga niveli i angazhimit perceptues në një detyrë vizuale konkurruese”.
Sidoqoftë, këto konkluzione, të publikuara te Journal of Experimental Psychology: Human Perception and Performance, u arritën pa studiuar puthjet e çifteve.
Për të matur ndjeshmëritë vizuale, disa pjesmarrës plotësuan disa detyra të vështirësive të dnryshme. Reagimi ndaj prekjes u mat nga reagimi ndaj një vibrimi të vogël të aplikuar në duart e tyre.