Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Tuberkulozi, ende rrezik shtimi i rasteve të kësaj sëmundjeje

$
0
0

TBCFokus kryesor për të përballuar sëmundjen është eliminimi i varfërisë, mbulim universal shëndetësor, shtim i kujdesit për shëndetin e nënës dhe fëmijës, mbështetjen sociale dhe drejtësinë 

Tuberkulozi, i cilësuar edhe si sëmundja e “varfërisë” shënon ende raste personash të prekur në vendin tonë. Kjo është një sëmundje infektive kronike e shkaktuar nga “Mycobakteriunituberculosis”, që prek kryesisht mushkëritë por edhe organet e tjera si trurin, kockën, gjëndrat limfatike, gjakun, zemrën dhe lëkurën. Në Ditën Botërore të Luftës kundër Tuberkulozit, 24 mars 2016, Organizata Botërore e Shëndetësisë u bën thirrje qeverive, komuniteteve, shoqërisë civile dhe sektorit privat, të bashkohen për t’i dhënë fund kësaj sëmundjeje. OBSH-ja dhe partnerët promovojnë dialogun dhe bashkëpunimin, i cili bashkon individë dhe komunitete në një qasje të re me qëllim shfarosjen e epidemisë së tuberkulozit. Këto përpjekje përfshijnë të gjithë sektorët, me qëllim që të shpejtojnë zhvillimin drejt arritjeve të qëndrueshme, duke kontribuar kështu edhe në fusha të tjera, përfshirë eliminimin e varfërisë, mbulimin universal shëndetësor, shëndetin e nënës dhe fëmijës, mbështetjen sociale dhe drejtësinë.

Transmetimi

Transmetohet nga kontakti direkt me piklat respiratore të një personi zakonisht adult, të sëmurë me formën pulmonare aktive të sëmundjes dhe pas kësaj duhet një periudhë inkubacioni prej 2-10 javësh. Shenjat janë të ndryshme sipas aparatit që prek. Trajtimi bëhet me anë të terapisë së kombinuar të disa anti-tuberkulareve për periudha kohore prej 6-9 muajsh në format pulmonare dhe të paktën 1 vit në format më të rënda si meningjiti dhe osteomieliti. Bakteri i tuberkulozit kalon në mutacione dhe fiton rezistencë ndaj ilaçeve, gjë që e bën më të vështirë kurimin sepse shumë pacientë nuk arrijnë të çojnë deri në fund kurat.

Parandalimi

Për personat e prekur është detyrim ligjor denoncimi i detyruar, izolim i pacientit deri në negativizmin e sputumit, mbikëqyrje dhe kontrolle të vazhdueshme të të sëmurit dhe të personave që banojnë me të.

– Vaksinimi antituberkular është i detyrueshëm në moshën fëminore dhe aplikohet që në lindje.

– Kemio profilaksia antituberkulare bëhet me Izoniazid te personat me reagim të reaksionit të tuberkulinës (mantouxpozitive), në mungesë të shenjave klinike apo të shoqëruara me ulje të imunitetit, siç është rasti i HIV/AIDS

 

Të dhënat

Tuberkulozi (TB) është një nga sëmundjet infektive vdekjeprurëse.

Në 2014-n, 9.6 milionë njerëz u sëmurën me TB dhe 1.5 milionë vdiqën nga sëmundja.

Rreth 95% e vdekjeve nga TB ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. TB renditet në 5 shkaktarët kryesorë të vdekjes te gratë e moshës 15–44 vjeç.

Në 2014-n rreth 1 milion fëmijë u sëmurën me TB dhe 140.000 prej tyre vdiqën nga sëmundja.

TB është një shkaktar kryesor i vdekjeve tek individët me HIV pozitiv: Në 2015-n, 1 në 3 individë me HIV pozitiv që humbën jetën, shkaktar qe TB.

Në tërë rruzullin, në 2014-n, rreth 480.000 njerëz patën probleme me rezistencën ndaj mjekimit me medikamente anti TB.

Rezultati që duam të arrijmë është ta ndalim TB. Incidenca e TB ka rënë nga një mesatare rreth 1.5 % në vit që nga 2000, ndërsa tani është 185% më i ulët se niveli i vitit 2000.

Vdekshmëria ra në 47% ndërmjet viteve 1990 dhe 2015.

Afërsisht 43 milionë jetë njerëzish janë shpëtuar nëpërmjet diagnostikimit të TB dhe trajtimit në vitet 1990–2014.

Dhënia fund e epidemisë së TB në 2030 përbën një nga objektivat shëndetësorë të së ardhmes.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522