Sapo hyn në spitalin e Vlorës të pret një fotografi e bukur me një peizazh që tregon bregdetin e këtij qyteti, por diçka nuk shkon në të. Nëse e shikoni më vëmendje kjo foto është vendosur gabim dhe nëse e ktheni nga ana tjetër ajo del në rregull, por nuk lexohet “Zonë e Kuqe”.
“Behet fjal per nje fotografi te madhe ngjitëse e cila ndodhet sa hyn ne spital, ku shfaqet bregu i qytetit te Vlores naten, vertet magjepse…deri ketu çdo gjë i’a vlen. Por fotografia edhe pse nga njerez shume te sigurt ka kushtuar plot 500000 leke te vjetra, ka diçka qe nuk shkon dhe nëse e kthen 180grade version pasqyrë behet sic duhet te jetë, por nuk lexohet zona e kuqe. E dyta është fotoja qe duhet te ishte vendosur me ato 500000 leke te vjetra se stafi i Beqajt as qe behet llaf ta shikoj”, thotë një nga pacientët e Vlorës.
Me siguri punonjësit e Beqajt nuk e kanë parë këtë gabim ose e kanë neglizhuar duke quajtur ndoshta më të rëndësishme shërbimin ndaj pacientëve, por për fat të keq edhe për këtë të fundit ankesat janë të shumta.
Ja si duhej të ishte fotoja: