Një transgjinore humbi jetën pasi iu nënshtrua një operacioni ilegal për implante në të pasme.
Yessika Hilton ishte e dëshpëruar për të pasme seksi, por nuk e përballonte që të shkonte në një klinikë profesionale.
Atëherë 25-vjeçarja nga Kolumbia iu nënshtrua një ndërhyrje të paligjshme në një garazh.
Asaj iu injektuan polimere në të pasme.
Lënda kimike u përhap në trup dhe solli deri pushimin e zemrës.
Personat që po e ‘operonin’ e kuptuan se diçka nuk shkonte.
Ata njoftuan ambulancën, por Hilton vdiq pak orë më vonë në spital.
Policia ka nisur hetimet.