Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Kërcimi, kura e re për sëmundjet e zemrës

$
0
0

Shoes legs ballroom dance teaches dancers coupleKërcimi është ilaçi i ri për të luftuar hipertensionin.

Pikërisht të ndjekësh ritmin dhe të vallëzosh është terapia kundër sëmundjeve kardiovaskulare, që shkaktojnë pjesën më të madhe të vdekjeve në botë.

Një pjesë e madhe e këtyre sëmundjeve vijnë për shkak të abuzimit me ushqimin, alkoolin dhe duhanpirjen.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, sëmundjet që godasin zemrën ndodhin edhe si pasojë e moskryerjes së aktivitetit fizik.

Mënyrat për të shmangur rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare po diskutohen këto ditë në një konferencë mjekësore në Napoli.

Një nga konkluzionet e kësaj Konference ishte dhe kërcimi, si një ilaç kundër hipertensionit.

Ekspertët sygjeruan se një vallëzim mund të realizohet me një kohëzgjatje prej 30 – 40 minutave dhe 3 – 4 herë në javë, në mënyrë që të jetë një armë efektive kundër sëmundjeve që prekin zemrën.

Aktivitet aerobike, ku përfshihet dhe kërcimi, reduktojnë rritjen e presionit në gjak dhe mbajnë larg sëmundjet e arteries koronare.

Kardiologu italian, Massimo Volpe shprehet se është thelbësore që sidomos moshat e mesme duhet të këshillohen me specialstë për llojin e ushrimeve fizike që duhet të kryejnë.

Kurë për sëmundjet e zemrës është sidomos aktiviteti aerobik, në veçanti kërcimi.

Përveç ekfektit si mbrojtës i zemrës, vallëzimi ka efekte shumë poztive edhe në gjendjen psikologjike të njeriut./tvklan.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Trending Articles