Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Video: Roja i QSUT qytetarit: Unë s’kam as etikë, as moral

$
0
0

fotoShkojnë për të zgjidhur hall, por u duhet të durojnë edhe ulërimat e punonjësve!

E tillë është situata në QSUT, ku roja i caktuar tek hyrja e spitalit nr.1 është sjellë në mënyrë jo të hijshme me një qytetar. Ky i fundit e ka pyetur me mirësjellje se ku është hyrja, por ka marrë një përgjigje harbute.

Qytetari ka raportuar pranë Jetaoshqef.al rastin në fjalë dhe na ka dërguar një video, ku ai i kërkon llogari rojes për mënyrën se si e ka trajtuar. Pasi qytetari i thotë se nuk ka treguar as etikë dhe as moral me të, roja i përgjigjet: “Unë s’kam as etikë, as moral!”

Mesa duket, jo vetëm shërbimi i shëndetësisë nuk do të bëhet falas, por edhe etikën punonjësit e Beqajt e paskan me pagesë.

“Shkoj te futem n spital dhe roja me ndalon duke me then qe nuk lejohet hyrja ketu, nderkohe lejon nje person tjeter civil te futet dhe une me te drejte e pyes kur nuk lejohet hyrja ketu ate pse e lejon? Ai mu pergjigj se ma do qefi me e fut ate dhe ngrinte zeri po ashtu perplasi deren. Mir q Beqja se beri falas shendetesine por te pakten ne institicionet shendetesore te kete kulture dhe etike nga punojsit duke filluar nga rojet q rrine ne hyrjen e spitalit.”


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522