Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Rrëfimi i Belës: Hithra më ndihmoi të përballoja kimioterapinë

$
0
0

shendetiNjë nga rubrikat më të lexuara në gazetën “Shëndet+” është Mjekësia Alternative, ku ne paraqesim kura të ndryshme natyrale për shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Tani pjesë e kësaj rubrike do të jeni edhe ju lexues, pasi aty mund të publikojmë përvojat tuaja personale në lidhje me përdorimin e kurave popullore apo bimëve mjekësore për shërimin e sëmundjeve.

Sot do t’ju njohim me historinë e njërës prej lexueseve tona, Belës, e cila rrëfen mbi përvojën e

saj për përdorimin e hithrës gjatë kimioterapisë.

“Unë hithrën e kam përdorur gjatë kohës që bëja kimioterapi. Falë saj kam arritur të mos kaloj në anemi, pavarësisht 10 seancave, tregon Bela.

Rrëfimin e saj të plotë mund ta lexoni më poshtë:

“Unë hithrat i kam në kopsht të freskëta. Pasi i laja mirë me pak uthull dhe sodë buke, për arsye të insekteve, në një tenxhere hidhja 1.5 litra ujë, kur fillonte të valonte uji, hidhja një dorë me hithra dhe i lija të zienin rreth 10 min, se po nuk u zien mirë të japin probleme në veshka. Pasi e hiqja nga soba, e lija të ftohej, e kulloja dhe e fusja në një shishe, mundësisht xhami, dhe pija çdo tri vakte para buke gjysmë ore nga një gotë. Ky lëng shërben dhe si diurektik dhe të ndihmon shumë për aneminë dhe për kockat. Unë, fal hithrës, nuk kam pasur aq dhimbje të forta kockash sa kishin shoqet e mia që bënim bashkë terapinë dhe rrezet. Kam përballuar 28 kimioterapi, 25 seanca rrezesh duke konsumuar më shumë hithër, të gjithë llojet e perimeve dhe frutave. Asnjë fije mish të kuq nuk konsumova gjatë kësaj kohe, as nuk konsumoj dhe tani.

Unë jam fut për vitin e tretë të sëmundjes [kancer në gji] pas ekzaminimeve përfundimtare në trupin tim nuk ka më as qeliza as metastaza. Kjo ishte në radhë të parë ndihmë e Zotit, e familjes që më qëndruan shumë pranë, dhe ajo që i vuri vulën ishte optimizmi im që rrija gjithë kohën duke qesh, nuk ju nënshtrova shumë krevatit, i thashë vetes që unë duhet të jetoj dhe po jetoj si çdo femër tjetër.

Vetëm se kam një gjë më të veçantë se të tjerat, ngjaj shumë me femrat amazon [jam vetëm me një gji] gjë që nuk më pengon fare. Harrova të përmend dhe mjekët e mi që më mjekuan. Për Dr. Ibrahim Avdiu, një njeri që të shëron vetëm me mënyrën e komunikimit, të ngre moralin, të respekton dhe e ke të gatshëm për të të dhënë ndihmë në çdo sekondë .Një kirurg tepër i zoti. Te gjithë vlerat e një mjeku të përkryer gjinden te ky Zotëri . Për Dr Anila Kriston, që është vërtet një zonjë në komunikim, në pritjen që të bën, në këshillat që të jep. Se unë gjithçka i kam bërë në shtet, që nga vizitat, operacionin, terapi, reze, analiza. Sot jam mirë. Me falni se e zgjata më shumë seç duhet bisedën, por, kur e ndaj gëzimin tim me të tjerët, ndjehem shumë e lumtur.

Shënim: Bimët mjekësore janë shumë të mira për kurimin e sëmundjeve të ndryshme, megjithatë, para se t’i përdorni ato duhet të konsultoheni njëherë me mjekun, pasi mund t’ju shkaktojnë reaksion./Marrë nga Shëndet+

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522