Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Intervista/ Mjekja Zilko Culli: Pacientët janë indiferentë, ka raste që ne e shkelim protokollin

$
0
0

MjekjaMjekja e familjes Zilko Culli e cila ndodhet në “Qendrën Shëndetësore nr.1” në Tiranë, ka treguar për Mapo.al problematikat dhe përplasjet që mjekët kanë shpesh herë me pacientët . Ndër të tjera Culli jep disa këshilla dhe sugjerime për pacientët që ju drejtohen qendrave shëndetësore.

  1. Cilat janë disa nga problematikat më të shpeshta që hasni në qendrën tuaj dhe këshillat që jepni për këto probleme?
    Një nga problematikat më të shpeshta janë të sëmurët kronik që vijnë rregullisht, marrin recetat, kontrollohen, konsultohen për gjendjen që kanë, matet tensioni, kush është me diabet matet glicemi. Pra, kronikët janë ata që ne ndejkim më shumë, janë të sëmurët kronik që ndjekim më shumë. Akutët janë raste më të rralla, zakonisht akutët shkojnë dhe në farmaci e marrin ilaçet atje dhe ky është një problem tjetër shqetësues. Përderisa farmacitë vazhdojnë dhe japin ilaçe pa recetën e mjekut tregon papërgjegjshmëri nga ana e tyre.  Pacientët duhet të vijnë se sbën te konsultohen me neve, të mos marrin asnjëherë mjekim pa rekomandimin e mjekut. Kanë marrë një zakon të keq që për çdo shqetësim shkojnë në farmaci dhe marrin mjekime pa asnjë rekomandim.
  2. Sa indiferentë janë pacientët për të ndjekur këshillat tuaja?
    Zakonisht kronikët i ndjekin, janë korrekt, po ndonjëherë marrin edhe atë mendimin e njëri-tjetrit “çfarë ilaçesh ke ti”, “dua edhe unë ato ilaçe që ka ai tjetri”. Ata duhet ta dinë dhe ne mundohemi të ua shpjegojmë se secili ka specifiken e vet, çdo organizëm ndryshon nga tjetri, kështu që nuk është e thënë që e merr një shok një mjekim të caktuar dhe duhet ta marrësh edhe ti. Mua më ka ndodhur shpesh herë që pacientët të më vijnë me këtë arsyetim. Apo disa të tjerë që marrin si këshilla bimët mjekësore që jua këshillon një mik dhe kjo gjë është e gabuar. Apo disa të tjerë që e lënë mjekimin pasi fillojnë të përmirësohen, ky është një gabim tjetër sepse pastaj përfundojnë më keq.
  3. A respektohet struktura pacient- mjek familje- specialist?
    Të pakten në shërbimin ambulator nuk ndodh një gjë e tillë sepse ne (dhe ata) e kemi të detyrueshme që duhet ndjekur rekomandimi nga mjeku i familjes. Specialisti nuk mund t`a vizitoje sepse duhet t`a regjistroje patjetër në regjistër dhe vihet kodi i pacientit dhe të gjitha dhe shënohet dhe numri i rekomandimit që kemi bërë ne sepse dhe kontrollet kur bëhen shikohen referencat.

Pacientët që  nëse do bëje mjekimin direkt nga specialisti atëhere do e bëje pa rimbursim dhe do paguaje një tarifë ekstra. Ka raste që ja ka bërë vizitën në urgjencë specialisti dhe pacienti tregon që ka bërë këtë vizitë dhe i dërgohet rekomandimi për atë që ka marrë pacienti. Këto ndodhin në raste të rralla por vetëm në raste urgjencash.

  1. Sa vizita duhet të kryeje një mjek në ditë sipas protokollit, a bëni vizita mbi numrin e lejuar?
    Sipas protokollit neve duhet të plotësojmë 12 vizita në ditë dhe sigurisht që ky numër tejkalohet.
  2. Sa është mbingarkesa e vizitave dhe si e menaxhoni?
    Minimumi i vizitavë që bëjmë në ditë është 20 vizita, por ka raste që ky numër shkon në 30-40. Por tani është dhënë një mundësi tjetër që pacienti duhet të kryeje vizita një herë nmë dy muaj dhe jo çdo muaj siç ishte më parë dhe kjo na lehtëson punë edhe neve edhe pacientëve të cilët nuk kanë nevojë të rinovojnë recetat çdo muaj.
  3. Keni pasur ndonjëherë përplaje me pacientët?
    Përplasje ka normal, sepse kjo është ajo që ne kemi deskordancën se çfarë ka protokolli dhe atë se çfarë do pacienti që ndonjëherë ka të drejtë ai sepse ai mund të jetë i sëmurë dhe i shtruar në spital dhe terapia i ka ndryshuar tërësisht nga ajo që ka marrë këtu tek ne se ka bërë supozohet një insult cerebrale(një goditje në kokë). Kur pacienti vjen këtu unë jam e detyruar të ndjek protokollin edhe pse logjika mjekësore të thotë që ai ka te drejtë por protokolli më ndalon.

Intervistoi: Donjeta Zeqa


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522