Në institucionet shqiptare, përveçse mund të mos marrësh një shërbim cilësor, të duhet të presësh më orë të gjatë në radhë.
Këtij fenomeni nuk i shpëton as ambulanca qendrore e qytetit të Durrësit, ku qytetarët, për të bërë analiza, vuajnë çdo ditë radhën e madhe.
Presin gjithë ditën dhe rikthehen të nesërmen, pasi nuk futen dot dhe me shumë vështirësi arrijnë të mbarojnë punë.
Kjo për qytetarët është një lodhje e madhe, madje ka raste kur iu bie të fikët nga pritja e gjatë për të mbaruar punë.
Në portalin “Jeta osh qef” është publikuar një video, kur një gruaje i ka rënë të fikët.
“Kjo ishte gjendja sot tek Ambulanca Qendrore në Durrës (Laboratori i Analizave). Njerëz që presin në radhë mbi 2-3 ditë për të mbaruar punë. Ishte laboratori EZHE e kokës dhe po të kaloj në çdo derë ka radhë plotë, radhë që ka filluar që në orën 8.
Ditët e tjera është edhe më keq, një ambulancë qendrore është për të gjithë Durrësin”,- tha një qytetare e këtij qyteti që ishte e pranishme në ambientet e Ambulancës.