Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Mallkimi i pacientëve: Të ngrënçin qentë e QSUT!

$
0
0

qente

Nga Vitjola Shkurti

Çdokush që shkon në QSUT, e di mirë se ç’të bëjnë qentë e rrugës, që derisa të gjendet një zgjidhje për ta, kanë zgjedhur vetë të qëndrojnë në oborret e Qendrës Spitalore, duke siguruar aty, ushqim nga mbeturinat spitalore. Por pavarësisht se nuk janë qen të uritur, ata kafshojnë  herë pas here, pacientët dhe infermierët e qendrës.

Dje qentë e QSUT, kafshuan një infermiere. Sot ajo mungoi në punë, ndërsa koleget e saj thanë për dritare .net, se pavarësisht çfarë ndodhi me kolegen, qentë nuk janë të rrezikshëm.

Një pronar lokali aty afër, tregon për dritare.net se u bënë rreth 20 vjet, që në oborrin e Universitetit të Mjekësisë strehohen rreth 15 qen rrugësh.

Vendqëndrimi është oborri i Universitetit, por ata enden në të gjithë zonën e QSUT dhe po shkaktojnë rrezik e frikë te pacientët dhe kalimtarët. Ai tregon se me gjithë lyerjen e fasadës së QSUT, asgjë nuk është bërë për higjienën elementare të një spitali, heqjen e qenve.
Sot, qentë, si e diele që është, rrinin shtrirë dhe pushonin.  Njëri prej qenve u shkëput nga tufa dhe kafshoi për qejf një kalimtar, i cili po kalonte në oborrin e qendrës me qenin e tij.

Rojet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, të cilët e panë skenën, pa mundur të ndërhyjnë, u  shprehen për dritare.net, se qentë janë të sterilizuar, por pavarësisht këtij fakti shkaktojnë shumë panik tek njerëzit. “Një gruaje i ra të fikët pasi qentë u sulën drejt saj” , tregon roja i QSUT.

“Kam vajzën e sëmurë dhe me frikë e kalova rrugën deri në pediatri, sepse qentë duken të tërbuar” , tregon për dritare.net, gruaja që ju sulën qentë, e cila po çonte vajzën për ta vizituar. Është turp për spitalin. ”

Turp, thotë, ajo e revoltuar, ndërsa shtrëngon dorën e vajzës së sëmurë, që qan.

Përveç panikut të pacientëve e kalimtarëve u kanë hapur punë edhe pastrueseve, pasi çdo natë turren tek koshat e mbeturinave duke i përhapur në tokë.

Disa infermiere të pediatrisë, të cilat na ndjekin, ndërsa pyesim për dritare.net, na thonë, se ato nuk ndjehen të shqetësuara. U bënë vite që enden këtu dhe jemi mësuar me ta”, tregon njëra prej tyre.

“Nuk shqetësohen këto. Kanë frikë se i heqin nga puna, po të flasin. I hëngshin qentë e QSUT, ata që nuk marrin masa, për këtë turp”, – thotë një plak, që shtyn me bastun qentë, ndërsa i kërkojmë ndihmë, të kalojmë deri te dera./dritare.net

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Trending Articles