Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Kërkoni të bëheni me fëmijë? Një detaj që duhet të dini gjatë aktit seksual

$
0
0

sexSeksi është më mirë që të bëhet në errësirë, sidomos për ata që kërkojnë të ngjizin një fëmijë.

Është kjo këshilla e disa studiuesve për gjithë ata që duan të bëhen prindër, në mënyrë që të rritet mundësia e ngjizjes.

Duket se pjelloria e femrës është e lidhur me funksionimin e orës biologjike dhe mund të “shqetësohet” nga drita në dhomën e gjumit dhe kjo gjë vlen sidomos për femrat jo shumë të reja në moshë.

Përkundrazi krijimi i një ambienti të errët në dhomë ndihmon shumë, kështu që fikeni dritën, mbylleni mirë dritaren, largoni telefonat dhe krijoni atmosferën e duhur.

Çdo gjurmë drite rrezikon që të kompromentojë rezultatin final. Është kjo ajo që pretendojnë një grup ekspertësh në një studim të publikuar nga sajti “Daily Mail”.

Baza e kësaj teorie është krijuar nga shkencëtarët japonezë dhe amerikanë në një studim të kryer te minjtë, i publikuar në revistën shkencore “Cell Reports”.

Nga studimi rezultoi se aftësia riprodhuese e femrës ulet ndjeshëm, kur kafsha i afrohet moshës së mesme. Ky efekt ndihej më pak, kur akti seksual kryhej në ambient me errësirë.

“Tek drita e diellit dhe jo tek ajo artificiale mund të jetë një element kyç edhe për pjellorinë e femrave. Në shoqëritë moderne, femra ekspozohet me shumë faktorë ambientalë që mund të vështirësojnë ngjizjen”, thotë Gene Block i Universitetit të California, SHBA.

Ndikimi i dritës prek një çift në 7, por arsyet mbeten ende misteri. Neil Stanley, specialiste angleze e çrregullimeve të gjumit shpjegon se ritmi ynë biologjik është i lidhur ngushtësisht me ciklin e gjumit dhe riprodhimin.

Megjithatë studiuesit thonë se për shkak se minjtë dhe  njerëzit nuk janë njëlloj, nevojiten studime më të thelluara për të zbuluar saktësisht, ndikimin e dritës në aftësitë ngjizëse./NOA


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522