Vazhdojnë debatet me rojet e spitaleve, konkretisht atyre të QSUT-së. Pacientët që kanë lënë orar për një vizitë apo që duan të takojnë një të sëmurë duhet të paguajnë ose të presin me orë të tëra në derën e spitalit, pasi rregullat nuk funksionojnë.
Një djalë ka denoncuar pranë Jetaoshqef.al një rast, ku roja tek Konsulta e QSUT-së nuk e lejon babain e tij të futet brenda, duke thënë fillimisht se duhet të presë radhën, ndërsa më pas që nuk punon aparatura.
Në video dëgjohet roja që i thotë djalit të heq telefonin, ndërsa ai insiston duke thënë se duhet të futet brenda me të sëmurin, pasi ka lënë takim dhe vizita e tij nuk ka lidhje me aparatura që sipas rojes, nuk punojnë.
Denoncimi i pacientit:
“Isha me babain, ai është sëmurë me Leucemi, sëmundje kanceroze, e kisha e kisha per vizit tek qsut, roja private tek dera i shtyvi te semuret dhe lejonte te futeshin per vizit vetem ata qe deshironte ai. Kur shtyvi babin tim dhe shume te tjere e filmova dhe u futa me veshtirsi per viziten e radhes. ky fenomen ndodh vazhdimisht nga roja tek konsulta e qsut, ne filmim dalin te gjith duke ulerit. Babi im ishte per analiz gjaku, jan shum te tjer qe thon nuk kam pun me aparaturen, kurse mu me tha infermjarja thuaj rojes te futet babi im se buan nga kanceri dhe esht mosh 70 vjecare, un i thash tek dera me tha infermjerja sille ti marr gjakun per analiz ai me shtyvi mu dhe babin semur dhe shum te tjere, i them policit tek dera me tha Filloreta sille babin ai na shtyvi”.
Për më tepër ndiqni videon që tregon të gjithë situatën që djali i mësipërm e ka sqaruar për redaksinë.