Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Nuk ka nevojë për shampo të shtrenjta, ja si ta hiqni zbokthin…

$
0
0

maxresdefault-7Largimi i zbokthit me shampo agresive shpesh e than lëkurën dhe zbokthi kthehet lehtë. Për këtë shkak është më mirë që të përdoren disa metoda alternative.

Aloe vera

Kjo bimë është ilaç i mrekullueshëm kundër kruajtjes dhe plagëve të vogla, të shkaktuara nga zbokthi. Aloe verën mund ta përdorni në formë të xhelatinës, apo kremit, e me të duhet bërë masazh i vëmendshëm lëkurës së kokës. Përdoreni në flokë të lagët, para se t’i lani ato me shampo.

Aspirina

Ky ilaç përmban përbërësit e njëjtë sikur edhe shumica e shampove mjekësore kundër zbokthit, acidin salicilik. Thjesht, shtypni dy aspirina dhe shtoni ata në dozën e shampos tuaj të preferuar. Shampon me aspirina lëreni që të veprojë në kokë për disa minuta, e më pas lani flokët me ujë.maxresdefault

Soda e bukës

Soda e bukës mund ta zëvendësojë shampon kundër zbokthit, ndaj duhet fërkuar në flokë të lagëta, duke bërë masazh të mirë, e më pas duhet shpëlarë. Nëse mundeni, mos përdorni as regjenerator të flokëve. Soda e bukës i shkatërron kërpudhat dhe nxitë krijimin e vajrave natyrore të flokëve.

maxresdefault

Limoni

Limoni është i dobishëm si kundër formës së yndyrshme, po ashtu edhe kundër formës së thatë të zbokthit, me ç’rast nevojiten rreth dy lugë të lëngut të shtrydhur të limonit, të bëni masazh në flokë të terura, të lihet që të veprojë nja 10 minuta, e më pas të shpëlahet me ujë të vakët. Këtë procedurë mund ta përsëritni edhe pas larjes së flokëve, te zbokthi rezistent.

Uthulla e mollës

Përzieni ¼ të filxhanit me uthull molle, me ¾ të filxhanit, me ujë dhe këtë përzierje futeni në një shishe, duke bërë spërkatje në tërë flokët. Më pas flokët mbështillni me peshqir dhe prisni sa të veprojë uthulla, për 15 minuta deri në një orë.

Hudhra

Falë vetive të saj kundër kërpudhave, hudhra mund t’i largojë nga flokët shkaktarët e vërtetë të zbokthit. Mënyra e përdorimit është e thjeshtë, hudhra duhet qëruar, të prihet dhe, me të, të bëhet masazh i lëkurës së kokës. Mundeni edhe ta bluani, duke e lënë që të qëndrojë më gjatë në flokë. Era e hudhrës do të largohet pasi që t’i lani flokët me shampo./express/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522