Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Shenjat e para paralajmëruese të nivelit të lartë të sheqerit në gjak, shkaqet dhe si t’i përmirësoni ato

$
0
0

sheqeriNiveli i lartë i sheqerit në gjak po bëhet një problem shqetësues jo vetëm për diabetikët.

Kjo gjendje mund të ndikojë tek çdo njeri në sajë të mënyrës së jetesës që bën. Duhet të dini se nëse niveli i sheqerit qëndron i lartë në gjak për një periudhë të gjatë kohore atëherë mund të çojë në komplikacione të rënda shëndetësore.

Shkaqet që ndikojnë në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak:

Dieta e varfër ushqimore

Stresi

Mungesa e aktivitetit fizik

Përdorimi i medikamenteve të caktuara

Problemet e ndryshme shëndetësore

Siptomat kryesore që tregojnë për nivel të lartë të sheqerit në gjak:

Ndjenjë e vazhdueshme urie

Ndjenjë e vazhdueshme etje

Lodhje kronike

Thatësi e gojës

Nevoja për të urinuar gjatë natës

Lëkurë e thatë e me probleme

Shtresa dhjamore, kryesisht rreth zonës së barkut

Shtim në peshë

Probleme nervore

Pafuqi

Plagë që nuk shërohen shpejt

Probleme me stomakun

Si t’i zvogëloni këto simptoma?

Përveç se duhet të konsultoheni me mjekun, ju duhet të reduktoni konsumimin e karbohidrateve dhe sheqernave të parafinuara. Ushqimet që kanë indeks të lartë glicemik mund të treten shpejt dhe për pasojë mund të shkaktojnë ndryshime në nivelin e sheqerit në gjak. Kjo do të thotë se ushqimet me indeks të ulët glicemik mund të ulin nivelin e insulinës dhe mund të parandalojnë simptomat e nivelit të sheqerit të lartë në gjak. / Shendet+


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522