Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Poliklinika gjermane shërben me praktikat më moderne në zëvendësimin total të kokso-femoralit

$
0
0

Mladen MiskulinPrim. Dr. Mladen Miskulin, specialist i mirënjohur kroat në fushën e ortopedisë & traumatologjisë, tashmë edhe pjesë e stafit të Departamentit të Ortopedisë & Traumatologjisë pranë Poliklinikës Gjermane në Tiranë, trajton në intervistën e mëposhtme temën e protezës kokso-femorale.

Dr. Mladen ka operuar me sukses mbi 5000 pacientë gjatë 20 viteve të fundit.

Dr.Mladen, cilat janë arsyet kryesore që çojnë drejt protezës kokso-femorale (këllkut)?

Arsyet kryesore që çojnë drejt proçedurave kirurgjikale për zëvendësimin total të kokso-femoralit (vendosja e protezës) apo e njohur ndryshe si artroplastika janë disa, por më kryesoret janë arsyet e poshtë-përmendura që e bëjnë një pacient ‘kandidat’ për të kryer këtë lloj ndërhyrjeje:

  • Dhimbjet e nyjes kokso-femorale, të cilat kufizojnë aktivitetet e përditshme si të ecurën apo përkuljen;
  • Dhimbjet e nyjes kokso-femorale, e cila vazhdon edhe gjatë kohës që pacienti pushon (ditën ose natën);
  • Ngurtësim i kësaj nyjeje, i cili kufizon aftësitë për të lëvizur apo për të ngritur këmbën;
  • Paefektshmëria e trajtimit konservativ nëpërmjet marrjes së medikamenteve, fizioterapisë apo formave të tjera të trajtimit jo-kirugjikal etj.

operacioniA ekziston ndonjë metodë e cila ndihmon pacientin për të shtyrë periudhën e vendosjes së protezës?

Në forma bazike, problemi që orienton kirurgët ortopedë drejt vendosjes së protezës kokso-femorale është degjenerimi progresiv i kërcit të nyjes artikulare. Ky është një proçes, i cili nëse fillon është i pamundur të ndalohet. Diagnostikimi dhe trajtimi i patologjisë në kohën e duhur ndihmojnë në ruajtjen sadopak të nyjes artikulare.

Në fazat e para të osteoartritit të kokso-femoralit, ne mund të kryejmë një ‘proçedurë të vogël kirurgjikale’, e cila njihet si artroskopi. Është e njëjta proçedurë që ne implementojmë edhe tek gjuri apo shpatulla me anë të prerjeve të vogla (mini-invazive) dhe nëpërmjet së cilës, na jepet mundësia për të pastruar pjesët e dëmtuara të kërcit artikular; mund të heqim osteofitet të cilat bllokojnë lëvizshmërinë normale të kokso-femoralit, si edhe një sërë proçedurash të tjera për riparimin e kërcit.

Artroskopia e kokso-femoralit është një proçedurë mini-invazive, kështu që pacientit tonë i lejohet të fillojë menjëherë me fizioterapinë. Ne nuk ndalemi me aq, por shkojmë më tej pas kësaj proçedure artroskopike duke infiltruar tek nyja e kokso-femoralit Plazmën e Koncentruar të vetë-Pacientit (Autologous Conditioned Plasma), e cila në vetvete është një terapi serumi, qëllimi kryesor i së cilës është të përforcojë kërcin e ngelur, si edhe të ulë inflamacionin e nyjes artikulare. Kjo lloj terapie mundëson në kohë rekord rekuperimin e pacientit.

Siç edhe jeni njohur tashmë, Poliklinika Gjermane në Tiranë mban ekskluzivitetin për Shqipërinë të çdo metode, teknike e proçedure kirurgjikale të kompanisë lider në botë në fushën e artroskopisë, ARTHREX.

Terapia e serumit që përmendëm pak më sipër, bën pjesë gjithashtu në gamën e gjerë të produkteve të markës ARTHREX.

Para & pas vendosjes së protezësA është i mundur realizimi i artroskopisë nëse nyja kokso-femorale është dëmtuar rëndë?

Nëse nyja artikulare e kokso-femoralit është e dëmtuar dhe është në fazat e para të osteoartritit, është pak e vështirë që të sugjerojmë realizimin e artroskopisë.

E vetmja zgjidhje që ngelet është zëvendësimi total i saj dhe vendosja e protezës. Ky proçes njihet ndryshe edhe si artroplastikë.

Mladen, a ekziston ndonjë limit moshe për zëvendësimin total të kokso-femoralit?

Jo, absolutisht. Tashmë nuk ekziston më asnjë limit moshe për këtë gjë. Në Poliklinikën tonë, ne jemi duke përdorur teknikat mini-invazive me implantet më të avancuara e të zgjedhura me shumë kujdes jo vetëm sipas moshës, por edhe sipas karakteristikave të vetë pacientit, nevojave apo aktiviteteve të zhvilluara prej tij.

Kjo lloj përqasjeje e ‘individualizimit’ të protezës së pacientit përbën një aspekt ku Poliklinika Gjermane diferencohet nga institucionet e tjera.

Proçedura kirurgjikale që ne kryejmë karakterizohet nga prerje shumë të vogla dhe dëmtim tejet minimal të strukturave përreth kokso-femoralit, të cilat rezultojnë në ulje të konsiderueshme të dhimbjeve post-operative dhe ndihmojnë gjithashtu në një rekuperim shumë të shpejtë të pacientit. Fizioterapisti ynë fillon me proçesin e rehabilitimit menjëherë që në ditën e parë pas operacionit, ndërsa vetë pacienti mund ta lërë Poliklinikën afërsisht pas 3-4 ditësh.

Logo-Poliklinika Gjermane (2)Sa është kohëzgjatja e një proteze të tillë të kokso-femoralit?

Pritshmëria kohore pas kirurgjisë mini-invazive dhe përdorimit të implanteve më të mira, shkon 15-20 vite, në disa raste edhe më tepër. Pa diskutim që varet në shumë faktorë, ve­çanërisht tek pesha që kokso-femorali duhet të përballojë, si edhe tek lloji i aktiviteteve të zhvilluara nga vetë pacienti.

Gjatë vitit të parë post-operativ, ne kontrollojmë pacientët tanë vazhdimisht, dhe më vonë realizojmë çdo vit kontrolle klinike dhe rreze X (X-Ray) për të parë ecurinë e tyre.

Çfarë ndodh pasi proteza kokso-femorale ka përmbushur ciklin e saj kohor?

Në momentin që proteza kokso-femorale ka përmbushur ciklin e saj kohor, ne mund ta zëvendësojmë prapë atë.

Ajo që është më kryesorja, teknika jonë mini-invazive e lë praktikisht kokso-femoralin pa ndonjë dëmtim apo ndryshim anatomik. Protezat e reja dhe moderne të përdorura pranë Poliklinikës tonë nuk lënë asnjë dëmtim tek indi kockor i pacientit. Ky fakt na mundëson fare thjeshtë edhe ndërrimin e protezës pasi ka mbyllur ciklin e vet kohor.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522