Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Dëmton shëndetin: Ja përse nuk duhet të mbani mbathje kur flini

$
0
0

mathjeTë mbash mbathje gjatë kohës që flini, mund të jetë e dëmshme për shëndetin.

Kështu thuhet në një studim të publikuar së fundmi.

Nëse flini me mbathje rrezikoni që të grumbulloni shumë baktere në zonat intime.

Ky mund të jetë problem edhe më i madh për ata që djersijnë shumë gjatë gjumit.

Problemi mendohet se është më i rëndë për meshkujt sesa për femrat, pasi ata rrezikojnë fertilitetin.

Gjetjet janë publikuar nga gjinekologia e njohur, Alyssa Dweck, që punon për disa spitale në Nju Jork.

“Unë u them shpesh pacientëve që të flenë pa të brendshme. Nëse kjo zonë mbulohet me djersë, aty krijohet terreni më i mirë për të mbarështruar bakteret”.

Ndërsa Dr. Brian Steixner thotë se problemi është më i madh për meshkujt.

“Kjo rrezikon cilësinë e spermës”.

Të flesh nudo ndihmon që të ftohet trupi, duke ulur nivelin e presionit të gjakut.

Kjo është veçanërisht pozitive për femrat në menopauzë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522