
Uji i zakonshëm, në dallim nga ushqimi, nuk përmban sheqer dhe as albumine dhe për këtë shkak mund të ndotet më lehtë nga mikrobet. Për shijen e çuditshme të ujit i cili ka mbetur në gotë gjatë natës ekziston shpjegimi.
Faktikisht, meqenëse uji ka qenë i ekspozuar ndaj ajrit, ka thithur pak dioksid karboni dhe atë pjesë të atij CO2-shit e ka shndërruar në thartirë karboni, që do të thotë se uji në ajër ndryshon përbërjen e vet kimike. Kur thartira e karbonit liron një apo dy protone dhe shndërrohet në bikarbonat apo karbonat, kjo ul pH-në e ujit dhe ndërron shijen e tij.
Kështu pra, herën tjetër kur të merrni gotën me ujë, e cila ka qëndruar nga mbrëmja në tavolinën tuaj, duhet të dini që është ekspozuar ndaj baktereve dhe që në të ka përfunduar sasi e konsiderueshme pluhuri. Kjo do të thotë që uji është i papërdorshëm dhe për këtë arsye bëni mirë