Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Përse aknet nuk duhen neglizhuar

$
0
0

aknet

Shoqëria duhet të ndërmarrë hapa më të mëdha për t’i trajtuar aknet si një sëmundje serioze të lëkurës.

Aknet janë një çrregullim që përfshin inflamacion të njësisë së qimes dhe gjendrave dhjamore. Shfaqen në pjesë të ndryshme të trupit dhe ndonjëherë edhe në fytyrë. Sipas ekspertëve, ato mund të çojnë në mungesë vetëvlerësimi dhe bullizëm për ata që vuajnë.

Fondacioni Britanik për Lëkurën thotë se rreth 20 përqind e atyre që vuajnë nga aknet kanë çuar ndërmënd vetëvrasjen dhe thuajse e njëjta përqindje i kanë dhënë fund një lidhje për shkak të tyre. Gati 60 përqind kanë vuajtuar dhunë verbale për shkak të akneve.

Ekspertët dhe aktivistë kanë bërë thirrje për më shumë mbështetje dhe duan ta promovojnë idenë se aknet janë një sëmundje si gjithë të tjerat.

Sipas dermatologes Anjali Mahto, dëmi psikologjik që shkaktohet nga aknet është shumë shqetësues, sidomos tek adoleshentët.

“Shoh shumë shpesh pacientë që refuzojnë të kenë kontakt me sy me të tjerët. Njerëz që rrisin flokët për të mbuluar fytyrën, që refuzojnë në dalin, të shkojnë në punë apo shkollë”, deklaron Mahto. /tvklan.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522