Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Stop cigares, pak alkool dhe kafe, kështu mund të luftoni infertilitetin

$
0
0

a working girl's breakfast, coffee and cigarettesPër të ruajtur fertilitetin, duhet të ndaloni cigaren, të konsumoni pak alkool dhe kafe, si dhe duhet të keni kujdes me sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Këto janë këshillat e ekspertëve, që theksojnë që cigarja afron me katër vite menopazuën tek gratë.

Sipas tyre është mirë që të mos teprohet dhe me kafenë dhe alkoolin.

Kujdes me sëmundje e seksualisht të transmetueshme, sepse tek gratë mund të çojnë në mbylljen e tubave. Por edhe tek meshkujt mund të japin probleme në rrugët e lëngut semiotik, deri në mbylljen e tyre.

Vizita në moshë të hershme tek mjeku, është një tjetër këshillë që vjen nga specialistët.

Për meshkujt, vizitat duhen bërë që në rini tek andrologu, si dhe duhet të bërë analiza e lëngut seminal,për të parë nëse ka mundësi të prezencës së temperaturës së lartë në testikuj, që mund të çojë në sterlilitet.

Ndërkohë që për gratë rekomandohet ekografia e barkut dhe analizat hormonale.

E nëse të gjithë treguesit janë “pro” një mundësie për probleme, atëherë thonë ekspertët, duhet menduar menjëherë për një shtatzëni.

Specialistët gjithashtu rekomandojnë që provohet të bëhen fëmijë para moshës 30 vjeç. Sipas tyre, sa më e vogël është mosha aq më të larta janë shanset për sukses.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522