Mjekët i kanë hequr një pacienti një tumor beninj, që i peshonte rreth 15 kilogramë.
Zhan Cheng nga Kina kishte 12 vite që tumori i rritej në bark, duke e bërë të dukej sikur ishte shtatzënë.
33-vjeçari nuk kishte para për të përballuar operacionin.
Por kur tumori nisi të bëhej i rrezikshëm për shëndetin, ai mori borxh dhe iu nënshtrua operacionit.
Operacioni zgjati gjashtë orë.