Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

12 simptomat e para të kancerit të prostatës që nuk duhet të injorohen nga meshkujt

$
0
0

simptomatSimptomat e kancerit të prostatës nuk shfaqen që në fazat e para të sëmundjes. Meshkujt e prekur nga ky kancer zakonisht i përjetojnë këto simptoma kur sëmundja ka përparuar. Prandaj është e

rëndësishme që të kryhet një ekzaminim rutinë, për të zbuluar sëmundjen që në fazat e para.

Këto janë 12 simptomat e para të sëmundjes që asnjë mashkull nuk duhet t’i injorojë:

  1. Probleme të shpeshta me urinimin.
  2. Nevojë të herëpashershme për të urinuar, sidomos gjatë natës.
  3. Rrjedhë e dobët e urinës.
  4. Pamundësia për të mbajtur urinën.
  5. Ndjesi djegie gjatë urinimit.
  6. Gjak në urinë.
  7. Vështirësi në derdhjen e spermës
  8. Gjak në spermë
  9. Dhimbje në shpinë, kofshë dhe ije.
  10. Dhimbje të kockave
  11. Probleme me organin gjenital gjatë marrëdhënieve seksuale.
  12. Dhimbje në zonën e legenit.

Shumica e tumoreve në prostatë shkaktojnë vetëm shqetësime të vogla ose nuk shkaktojnë shqetësime për një kohë të gjatë./Shendet+


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522